Serie A: Napoli fiton në Lecce dhe i afrohet titullit

Serie A: Napoli fiton në Lecce dhe i afrohet titullit

21:20, 07/04/2023

Të mposhtur rëndë ngaMilan javën e kaluar (0-4), Napolit iu desh të kthehej te suksesi për të siguruar shpejt titullin e kampionit të Italisë. Kryesues me 14 pikë përpara Lazios së Romës, “të kaltrit” e nisën mirë takimin ndaj Lecce-s, falë një goli të realizuar nga Di Lorenzos, me kokë (1-0, 18).

Në dominim total në pjesën e parë, Napoli gjithsesi u befasua kur u kthye nga dhomat e zhveshjes. Ishte Di Francesco ai i cili arriti të tunde rrugën e rrjetës duke vendosur baraspeshën (1-1, 54-ta). Por më pak se dhjetë minuta më vonë, një gabim i tmerrshëm mes portierit të Lecce-s Falcon dhe mbrojtësit Gallo riktheu  Napolin në avantazh dhe që vulosi fatin e ndeshjes (2-1, 62-të). Një rezultat që i lejon djemtë e Spallettit t'i afrohen titullit, nëntë javë nga fundi. Nga ana tjetër, Lecce (14), që mbetet në gjashtë humbje radhazi, do të duhet të fitojë ndaj Sampdoria-s për t'u larguar nga zona e ftohtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco