Goli i parë me Bristol City-n: Nuk mund ta përshkruaj se si ndihem, erdhi në momentin e duhur

Goli i parë me Bristol City-n: Nuk mund ta përshkruaj se si ndihem, erdhi në momentin e duhur

19:59, 07/04/2023

Anis Mehmeti shënoi golin e parë për Bristol City-n në Championship, kategorinë e dytë angleze. Mesfushori i cili bëri debutimin me Shqipërinë vetëm dy javë më parë, u transferua te ky klub në merkaton e dimrit dhe kërkon që të bëhet menjëherë titullar.

Ai u aktivizua në minutën e 80 të ndeshjes ndaj Stoke dhe në minutën e 85-të shënoi golin e fitores 2-1 për ekipin e tij i cili qëndron i qetë në mesin e tabelës së klasifikimit.

“Ka qenë një pritje e gjatë dhe ka qenë ndeshja e duhur për ta bërë këtë gol”, tha ai pas ndeshjes së sotme dhe më pas vazhdoi: “I kam vënë vetes standarte të larta dhe ky gol tani më shtyn të vazhdoj kështu.

Unë po bëj maksimumin që të kem shansin tim, ta tregoj në fushë që duhet të luaj. Ia dolëm të çanim kundërshtarët me një kundërsulm të shpejtë dhe mora një pasim fantastik.

Si ishte festa e golit? Nuk mund ta përshkruaj, ishte një ndjesi e shkëlqyer. Fansat ishin të shkëlqyer, kënduan gjatë gjithë ndeshjes në kor emrin tim dhe e prisja me padurim që të hyja në fushë dhe të ndryshoja fatin e ndeshjes”, tha Mehmeti pas duelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco