Bielsa rikthehet në pankinë, merr përsipër dy herë Kampionët e Botës

Bielsa rikthehet në pankinë, merr përsipër dy herë Kampionët e Botës

18:30, 07/04/2023

Eksperti i famshëm argjentinas Marcelo Bielsa, i njohur për metodat e tij të “çmendura” të stërvitjes, mund të bëhet trajneri i ri i kombëtares së Uruguait.

Kombëtarja amerikano-jugore ishte zhgënjyese në Botërorin e luajtur në Katar në fund të vitit të kaluar, ku tashmë ishte eliminuar në fazën e grupeve.

Në konkurrencë me Portugalinë, Korenë e Jugut dhe Ganën, ata nuk arritën të avancojnë, prandaj Federata e falënderoi ish-trajnerin Diego Alonso (47).

Mediat në këtë vend shkruajnë se është Bielsa ai që është një kandidat serioz për t'u ulur në stolin e kombëtares uruguaiane, që do të ishte angazhimi i tij i tretë ndërkombëtar.

Në karrierën e tij të deritanishme ka drejtuar ekipet kombëtare të Argjentinës dhe Kilit, ndërsa në futbollin e klubeve ka provuar si trajner i Espanyol, Athletic Bilbao, Marseille, Lazio, Lille dhe Leeds.

Angazhimin e fundit e pati me skuadrën angleze, të cilën e përfundoi vitin e kaluar pas një sërë rezultatesh negative.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco