Spektakël, Bad News Eagles merr fitoren e dytë në rrugë për 'Paris Major'

Spektakël, Bad News Eagles merr fitoren e dytë në rrugë për 'Paris Major'

13:23, 07/04/2023

Ekipi shqitptar u përball para pak çastesh me kundërshtarët, Apeks në ndeshjen e tretë në turneun kualifikues për BLAST Paris Major.

Ndeshja e zhvilluar në formatin “Bo1”, i takoi ekipit nga Kosova të cilët fituan në mënyrë spektakolare me rezultatin 16-19.

Turneu RMR për ekipet evropiane është duke u zhvilluar në Kopenhagë të Danimarkës, ku skuadrat më të mira do të kualifikohen në turneun Major që do të mbahet në Paris.

BLAST Paris Major do të ndaj çmime në vlerë 1.2 milion dollarë për skuadrat pjesëmarrëse, ndërsa ekipit Bad News Eagles i duhen edhe dy fitore për t’u kualifikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco