Shënon gol dhe zgjidhet lojtari i ndeshjes: Krasniqi shkëlqen në Rumani

Shënon gol dhe zgjidhet lojtari i ndeshjes: Krasniqi shkëlqen në Rumani

13:05, 07/04/2023

Ermal Krasniqi shënon një tjetër gol me Cluj në Rumani.

Sulmuesi nga Malisheva, i cili u transferua në elitën rumune nga Ballkani i Kosovës në merkaton e janarit, vijon me formën e shkëlqyer në radhët e Cluj.

24-vjeçari erdhi nga stoli dhe vendosi sfidën çerekfinale të Kupës së Rumanisë ndaj Arges (1-0).

Krasniqi shënoi golin e fitores një minutë përpara përfundimit të kohës së rregullt.

Sulmuesi dardan realizoi një gol të bukur, pas kombinimit me Birligea.

Në fund, ish-sulmuesi i Ballkanit u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Cluj, në gjysmëfinale do të përballet me Sepsi (26 prill).

Ky ishte goli i pestë me skuadrën rumune për Krasniqin, i pari në Kupë.

Pavarësisht se është një nga lojtarët më në formë, ai nuk mori një ftesë nga trajneri Giresse për dy sfidat e para të Kosovës në kualifikueset e Euro 2024 ndaj Izraelit dhe Andorrës.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco