FOTO/ U përplasën me policinë në Poloni, 'Tifozat Kuqezi' me njoftim të rëndësishëm për 4 të arrestuarit

FOTO/ U përplasën me policinë në Poloni, 'Tifozat Kuqezi' me njoftim të rëndësishëm për 4 të arrestuarit

15:14, 29/03/2023

Një grup prej 420 persona udhëtuan kilometra për të parë kombëtaren në ndeshjen me Poloninë në Varshavë, por një situatë e tensionuar para këtij dueli bëri që policia vendase të arrestonte 4 prej anëtëve të tifogrupit “Tifozat kuqezi”. Menjëherë tifozët kërkuan mbështetjen e shtetit shqiptar për lirimin e tyre.

Pas thirrjes së tifogrupit besnik të Kombëtares shqiptare “Tifozat Kuqezi” ka ardhur edhe lirimi i pjestarëve që u arrestuan.

Arrestimi i tifozëve u bë për shkak se disa prej tyre tentuan të fusnin në stadium mjete piroteknike, por tashmë ata janë liruar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë tifogrupi “Tifozat Kuqezi” nëpërmjet një postimi në “Insta-Story”.

“Djemtë tanë u liruan. Falenderim e mirënjohje Ambasadës Shqiptare në Poloni për reagimin e menjëhershëm  dhe mbështetjen e dhënë për lirimin e 4 anëtarëve të arrestuar padrejtësisht në Varshavë”, ka shkruar tifogrupi besnik i kombëtares.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco