Santos: Shqipëria ka futbollistë që luajnë në klube 'big', por ne jemi...

Santos: Shqipëria ka futbollistë që luajnë në klube 'big', por ne jemi...

11:40, 26/03/2023

Polonia do të ndeshet me Shqipërinë në ndeshjen e dytë të tyre të kualifikueseve ditën e nesërme në orën 20:45. Polakët vijnë nga humbja 3-1 me Çekinë në ndeshjen e parë dhe trajneri portugez Fernando Santos shprehet se takimi i radhës me kuqezinjtë duhet fituar.

"Me çekët nuk ishte mbrojtja që ishte problemi. Problemi ishte ekipi. Si kolektiv, e nisëm lojën shumë keq. Futbolli është një lojë totale. Nesër duhet të dalim në fushë me besimin se mund të bëjmë një ndeshje të madhe. Lojtarët mezi presin të dalin në fushë," u shpreh Santos dhe më pas vazhdoi:

"Shumë lojtarë të Shqipërisë luajnë për klube të mëdha, por dhe lojtarët tanë luajnë për ekipe të mëdha. Nëse qëndrojmë të fokusuar, atëherë do të kemi kualitetin për të shmangur problemet.

Ne duam të tregojmë karakterin dhe atë që e karakterizon Poloninë. Aftësia për të sakrifikuar dhe aftësia për të bërë gjëra të mëdha. Mund të themi që e respektojmë skuadrën shqiptare, por ne jemi ata që vendosin këtu”, përfundoi Santos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco