Kreu i FFK-së, Agim Ademi intervistohet nga Policia dhe Prokuroria

Kreu i FFK-së, Agim Ademi intervistohet nga Policia dhe Prokuroria

13:43, 22/03/2023

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është intervistuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar, Bajram Krasniqi zyrtar për informim në Komunën e Prishtinës, i cili tha se kreut të FFK-së i është dërguar ftesa për intervistim dje (e martë).

“Policia e Kosovës me datë 21.03.2023, i kishte lënë ftesë zyrtare kreut të FFK-së, që sot (22.03.2023) të paraqitet në stacion policor për intervistim. Bazuar në ftesën zyrtare, i njëjti është paraqitur në stacion policor dhe është duke u intervistuar, tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi shtoi se të gjitha procedurat e mëtejme do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco