Pioli e pranon gabimin: Kjo disfatë do të thotë vetëm një gjë

Pioli e pranon gabimin: Kjo disfatë do të thotë vetëm një gjë

12:04, 19/03/2023

Një tjetër humbje për Milan-in që u mund nga Udinese dhe vazhdon serinë e rezultateve negative në kampionat (një pikë në tre ndeshjet e fundit). Në fund të ndeshjes, duke folur për SKY, Stefano Pioli ka analizuar ndeshjen e skuadrës së tij:

“Lojë e keqe. Nuk ishim as të kujdesshëm, as të saktë, performanca na tregon se trajneri ka punuar keq. Mendja te Champions-i? Nuk është kështu, do të ishte serioze nëse do të ishte kështu, ne jemi në telashe në kampionat. Përfundimi mes 4 të parëve është shumë i rëndësishëm. Në Serie A nuk kemi qenë në nivelin e duhur. Jemi të shqetësuar, por pushimin do ta shfrytëzojmë për të ngritur nivelin”.

VËSHTIRËSITË NË SULM – “Në ndeshjet e tjera ndërtuam më shumë dhe pësuam pak. Leao? I kërkova të ishte në lojë, të ishte sulmues. Ai bëri goditjet e rrezikshme, fitoi penalltinë, por nuk duhet të jetë aq i tërhequr mbrapa. Duhet të jetë më afër portës. Nuk kam dëshirë të flas për lojtarët individualisht sonte, por të gjithë mund të bëjmë më mirë”.

KTHIMI NË TË KALUARËN – “Mund të kthehemi me katër mbrojtës mbrapa. Do të vlerësojmë kur të jemi të gjithë bashkë, do të vlerësojmë edhe në bazë të kundërshtarëve. Ne duam të rikthehemi të luajmë futbollin që dimë të bëjmë. Shumë gjëra nuk funksionuan”.

GABIM I DYFISHTË – “Nuk kishte sinjale, nuk e prisja. E nisëm keq sonte dhe përfunduam edhe më keq. Duhet të punoj më mirë që lojtarët e mi të ndihen më mirë”.

GARA PËR CHAMPIONS – “Ne mund ta fitojmë këtë mini-kampionat të skuadrave që duan të shkojnë në Champions League. Do të bëjmë paraqitje më të mira”.

MUNGESA E PËRQENDRIMIT – “Është e qartë se në fazën mbrojtëse na duhej më shumë vëmendje, më shumë përqendrim dhe më shumë vendosmëri. Sidomos pas barazimit: ishte shumë e lehtë për kundërshtarët tanë të hynin në zonë dhe ne gabuam edhe atje.

“Do të thotë se kam punuar keq, se nuk kam qenë në gjendje t’i bëj njerëzit të kuptojnë se sa e rëndësishme ishte kjo lojë. Ne e dimë se nuk do të mund të fitojmë përsëri kampionatin, por e dimë gjithashtu se sa e rëndësishme është të marrësh pjesë në Champions League. Ka shumë gjëra që shkuan keq sonte. Nuk bëra punë të madhe, nuk u shpjegova mirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco