Babai i Lionel Messit është indinjuar nga lajmet për djalin e tij: Deri kur? Ku janë provat?

Babai i Lionel Messit është indinjuar nga lajmet për djalin e tij: Deri kur? Ku janë provat?

11:12, 19/03/2023

Babai i Lionel Messit, Jorge, reagoi ashpër në rrjetet sociale pas thashethemeve për djalin e tij. Leo ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojë kontratën e tij me PSG-në, e cila skadon në verë dhe spekulimet e shumta kanë zemëruar babanë e tij.

Më saktësisht, babai i yllit të PSG-së ka reaguar ndaj thashethemeve sipas të cilave argjentinasi ka marrë një ofertë prej 600 milionë eurosh nga Al-Hilal, por edhe lajmin se Messi u largua demonstrativisht nga stërvitja e parisienëve, për shkak se ishte i pakënaqur me metodat e punës së trajnerit Christophe Galtier.

Jorge Messi i ka kategorizuar këto thashetheme si “gënjeshtra” dhe u ka thënë ndjekësve të tij që të mos besojnë gjithçka që shfaqet për djalin e tij.

"Deri kur do të gënjeni? Ku janë provat? Ah, të gjitha janë false, ok! Mos u besoni asgjë atyre! Nuk do të tolerojmë më gënjeshtra për të shtuar ndjekësit e tyre", ka shkruar Jorge Messi në një postim në Instagram.

 

Gazetari Hadrien Grenier ka publikuar dje informacionin se Messi është larguar nga stërvitja e PSG-së të martën, pasi ka qenë i pakënaqur me metodat e punës së trajnerit Galtier, por informacioni nuk është konfirmuar nga asnjë burim përkatës, ndërsa në të njëjtën kohë mediat më të besueshme franceze pohojnë se Messi kishte probleme me aduktorin dhe për këtë arsye e përfundoi stërvitjen herët.

Duke qenë se Messi nuk ka rinovuar ende kontratën me skuadrën e Parisit, ka spekulime për rikthimin e tij eventual në Barcelonë apo për të shkuar në ligën MLS, apo edhe në Arabinë Saudite.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco