E dielë e mbushur me emocione - Anuloni të gjitha planet: Luhen superduele në të gjithë Europën

E dielë e mbushur me emocione - Anuloni të gjitha planet: Luhen superduele në të gjithë Europën

10:31, 19/03/2023

Një sërë ndeshjesh fantastike futbolli do të luhen sot në të gjithë Europën dhe sigurisht lista e ndeshjeve me siguri kënaqë çdo adhurues të vërtetë të këtij sporti.

Programi i ndeshjeve të mëdha hapet me një duel mes Ajax-it dhe Feyenoord-it në orën 14:30 dhe do të jetë një duel ndërmjet ekipit të parë (Feyenoord) dhe atij të dytë, me një diferencë prej tre pikësh, kështu që ka pa dyshim që sot futbolldashësit në Holandë do të kenë mundësinë të shikojnë një spektakël të vërtetë futbolli.

Gjysmë ore më vonë, Arsenali dhe Crystal Palace takohen në Emirates Stadium, në një ndeshje në të cilën Topçinjtë do të përpiqen të ruajnë epërsinë ndaj Manchester Cityt dhe të rrisin diferencën e pikëve në tetë pikë, gjë që sigurisht do të ushtrojë presion shtesë te skuadra e Pep Guardiolas.

Arsenali është eliminuar nga Europa dhe kompeticioni i Premier League është i vetmi që i ka mbetur, dhe ata do të luajnë kundër skuadrës që shkarkoi trajnerin Patrick Viera të premten (ora 15:00).

Njëkohësisht në Itali po luhet një ndeshje mjaft interesante mes Torinos dhe Napolit, në të cilën napolitanët do të tentojnë të ruajnë serinë fantastike dhe të hedhin një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.

Dy orë më pas, më saktë në orën 17:05, PSG do të presë në fushën e vet Rennes dhe kryesuesit e ligës franceze, sigurisht që i njohin cilësitë e ekipit mysafir dhe se ndeshja e sotme nuk do të jetë aq e lehtë për parisienët.

Interesante është edhe dueli i orës 17:30 në Gjermani. Me afrimin e pushimit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, Bayern Munich ka një shans për të rimarrë vendin e parë në renditje përpara se të fillojë pjesa më e rëndësishme e sezonit. Julian Nagelsmann përballet me të vetmen skuadër tjetër gjermane që ka mbetur ende në Europë, Bayer Leverkusen. Ish-mesfushori i Bayern Munich, Xabi Alonso ka bërë një punë të mrekullueshme duke “ringjallur” Leverkusen nga të “vdekurit” dhe ndërsa ata do të jenë pak të lodhur nga përpjekjet e tyre në mesjavë, ende janë të “uritur” për të fituar. Kampionët në fuqi të Gjermanisë do të jenë nën presion pak më të madh pasi Borussia Dortmund fitoi ndeshjen e së shtunës dhe tani ka një avantazh ndaj tyre.

Spektakli vazhdon me një ndeshje mes klubeve të kryeqytetit italian Lazio dhe Roma, e cila do të luhet në “Olimpico”, duke filluar nga ora 18:00.

“Të kaltrit” vijnë nga eliminimi në Conference League nga Az Alkmar dhe tashmë rrezikojnë të humbasin vendin e tretë në renditje e kampionatit italian, pasi në rast fitoreje të verdhekuqëve, do të ishin këta të fundit që do të merrnin vendin në podium. Kujtojmë, Roma vjen pas triumfit dhe kualifikimit në çerekfinale të Europa League, pas eliminimit të Real Sociedad.

Mbrëmja na rezervon dy duele mjaft interesante. Në orën 20:45, në “Giuseppe Meazza”, do të luhet derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit.

Zikaltërit dhe bardhezinjtë vijnë në këtë sfidë, pas kualifikimeve që arritën në Europë, respektivisht në çerekfinale të Champions League dhe Europa League.

Inter mban vendin e dytë (50 pikë) në Serie-A dhe një triumf do të konsolidonte pozitat e tyre në renditje, ndërsa Juventus pavarësisht 15 pikëve të hequra ka synim kualifikimin në Europë dhe një triumf ndaj zikaltërve do t’i afronte edhe më shumë me zonën Champions.

Në fund dhe si qershia mbi tortë, në stadiumin “Camp Nou” do të luhet “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit, i cili vjen në një moment padurimi të madh mes dy klubeve, pasi katalanasi u akuzua për korrupsion dhe për pagesë të arbitrave prej vitesh.

Sa larg ka shkuar gjithçka, treguesi më i mirë është se bosi i Realit, Florentino Perez nuk do të jetë sot në stadium për arsye sigurie. Ndryshe, në atë ndeshje, Barcelona do të përpiqet të ruajë apo të rrisë më tej avantazhin e saj në renditje në krahasim me Realin, i cili aktualisht qëndron në nëntë pikë. Nga ana tjetër, për Klubin Mbretëror ky mund të jetë shansi i fundit për t'u rikthyer në luftën për titullin kampion.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco