Reali publikon listën për “El Clasico”, Ancelotti ka vetëm një mungesë

Reali publikon listën për “El Clasico”, Ancelotti ka vetëm një mungesë

08:44, 19/03/2023

Real Madridi ka zbuluar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen kundër Barcelonës, në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

“El Clasico” do të zhvillohet në “Camp Nou” të dielën, nga ora 21:00,.

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe edhe për faktin se mund të vendosë shumëçka sa i përket titullit të kampionit.

Barcelona prin në tabelë me 65 pikë, nëntë më shumë se Real Madridi.

Lajm i mirë për Real Madridin është se Karim Benzema do të jetë i gatshëm për këtë përballje.

Sulmuesi france është i përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar nga Carlo Ancelotti për këtë sfidë.

David Alaba vazhdon të jetë mungesa e vetme për “Los Blancos”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco