Arteta ka disa kritika për skuadrën e tij

Arteta ka disa kritika për skuadrën e tij

10:09, 04/03/2023

Skuadra e Arsenalit aktualisht është lidere e Premierligës angleze, duke lënë prapa kampionin në fuqi, Manchester Cityn.

Ky trofe i mungon klubit londinez që nga viti 2004, dhe tifozët e Gunners shpresojnë që të festojnë në fund të sezonit, ku kanë mbetur edhe 13 ndeshje deri në fund.

Por trajneri i Arsenalit, Mikael Arteta, për të arritur deri te ky sukses, kërkon dhe pret përmirësim nga futbollistët e tij.

“Fitorja ndaj Evertonit na dha vrullin e duhur, na mbushi me besim.

Ai sukses në vendosi në një pozicion të mirë në renditje, kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne gjithmonë kemi një plan dhe i qëndrojmë besnik atij. Vëmendja do të shtohet në javët e mbetura.

Ne mund t’i bëjmë gjërat shumë më mirë në shumë aspekte të lojës. Kemi shumë lojtarë që mund të përmirësohen, individualisht dhe kolektivisht. Duhet të kërkojmë përsosmërinë”, deklaroi Arteta para ndeshjes së sotme ndaj Bounemouthit e cila zhvillohet në Emirates Stadium”, nga ora 16:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco