Formula 1/ Verstapen u lëshon sfidën rivalëve

Formula 1/ Verstapen u lëshon sfidën rivalëve

18:13, 03/03/2023

Gjithçka është gati, teksa tashmë jemi futur zyrtarisht në fundjavën e parë të Botërorit 2023 të Formula 1.

Si gjithnjë, ditën e djeshme, në prag të Çmimit të Madh të Bahrejnit u zhvillua edhe konferenca e zakonshme për shtyp e pilotëve.

Kampioni në fuqi i botës, Max Verstapen, u lëshoi menjëherë sfidën rivalëve që në Sakhir.

“Kundërshtari i vërtetë për ne jemi vetë ne. Nuk mund të jemi perfektë, por gjithashtu nuk na lejohen gabimet”, ishin fjalët e para të pilotit të Red Bullit. “Kam kaluar një verë të bukur. Jam argëtuar pa menduar shumë për Formulën 1. Më pas fillova fazën e përgatitjeve”, shtoi më tej holandezi.

I pyetur nëse e shikon veten favorit, Verstapen tha: “Testet kanë qenë pozitive, megjithatë duhet të presim dhe të shikojmë të dhënat që do të marrim këtë fundjave. Ndjesitë janë të mira. Skuadrat që kemi afër mund të na shkaktojnë probleme, por gjithashtu edhe ne mund të jemi një kërcënim për të tjerët”, u shpreh Max Verstapen, kampion i dy sezoneve të fundit në Formulën 1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco