Komisioni i Disiplinës gjobit rëndë Ballkanin dhe drejtuesit e klubit

Komisioni i Disiplinës gjobit rëndë Ballkanin dhe drejtuesit e klubit

17:11, 03/03/2023

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka gjobitur rëndë ekipin e Ballkanit, kryetarin e saj, trajnerin, drejtorin sportiv dhe ndihmësmenaxherin për ndeshjen Ballkani-Dukagjini

Nga vendimet e marra, klubi i Ballkanit është dënuar me 1500 euro për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes.

Kryetari i Ballkanit, Arsim Kabashi është dënuar me 1000 euro për shkak që sipas tyre i ka kërcënuar, fyer dhe ofenduar gjyqtarët e takimit Ballkani-Dukagjini.

Ndihmësmenaxheri i Ballkanit, Idriz Hajrizi është dënuar me 500 euro, trajneri Ilir Daja me 1000 euro, dhe drejtori sportiv, Nderim Nexhipi me 300 euro.

Gjithsej, dënimi për Ballkanin shkon në 4300 euro

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco