Vajzat kosovare fitojnë ndaj Italisë në hendboll

Vajzat kosovare fitojnë ndaj Italisë në hendboll

14:40, 03/03/2023

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll ka konfirmuar të premten rritjen që e përjetoi gjatë Kampionatit Mesdhetar në Greqi.

Vajzat e Kosovës luajtën ndeshje shumë të mirë dhe fituan ndaj Italisë me rezultat bindës, 18:13.

Ato e fituan periudhën e parë me rezultat 8:4. Periudha e dytë u takoi italianeve, ndërsa në periudhën e tretë sërish më të mira ishin njomaket kosovare, 5:3.

Të kujtojmë që ditë më parë jemi mposhtur nga Italia.

Por, loja e Kosovës U17 është përmirësuar vazhdimisht dhe si rezultat erdhi fitorja ndaj Italisë.

Nesër Kosova U17 e luan ndeshjen e fundit në Mesdhetarin në Greqi. Përvoja në këtë garë do t’i shërbejë shumë kësaj gjenerate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco