Goditi me grusht arbitrin e ndeshjes, përjashtohet për 2 vite presidenti i Gramshit

Goditi me grusht arbitrin e ndeshjes, përjashtohet për 2 vite presidenti i Gramshit

22:39, 02/03/2023

 

Rikthimi i dhunës në futbollin shqiptar është shoqëruar me vendimet e ashpra të Komisionit të Disiplinës. Presidenti i Gramshit, Andrit Bici u përjashtua për dy vjet nga të gjithë veprimtaritë sportive kombëtare, sepse goditi me grusht arbitrin.

Për dhunën pas akordimit të një penalltie për ekipin kundërshtar, presidentit vetëm 24-vjeçar të skuadrës i ndalohet gjithashtu edhe hyrja në stadiume dhe aktivitete sportive. Pas ngjarjes skandaloze, klubi i Gramshit e humbi 3-0 në tavolinë sfidën me Valbonën dhe do ti luajë të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit në Kategorinë e Dytë pa spektatorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco