Al Nassr thyen rekord në rrjetet sociale, shkak Cristiano Ronaldo

Al Nassr thyen rekord në rrjetet sociale, shkak Cristiano Ronaldo

21:34, 02/03/2023

Al Nassr po ia sheh hajrin transferimit të Cristiano Ronaldos.

Që nga koha kur portugezi u transferua në kampionatin arab, Al Nassr  bë klubi i katërt në botë me më shumë ndërveprime në rrjetet sociale, transmeton IndeksOnline.

Para tyre qëndrojnë vetë tre prej gjiganteve evropian si Reali i Madridit, Paris Saint-Germain dhe Barcelona.

Sipas të dhënave të mbledhura nga DeporFinanzas, klubi saudit gjeneroi 150 milionë ndërveprime në rrjetet kryesore sociale gjatë muajit janar, shifra që e vendosin në podium: Reali i Madridit (209 milionë), Paris Saint-Germain (207 milionë) dhe Barcelona (203 milionë).

Këto janë shifrat në rrjetet kryesore sociale: në Twitter, Al Nassr kishte 12.5 milionë ndërveprime, duke e vendosur atë në “top-3” mes të gjitha klubeve në botë, pas Barcelonës dhe Galatasaray-t; në Instagram u ngjit në vendin e pestë; dhe në TikTok pati një ndikim prej 166 milionë shikimesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco