Edi Reja emërohet trajner i skuadrës sllovene

Edi Reja emërohet trajner i skuadrës sllovene

20:36, 02/03/2023

Lëvizje surprizë, ish-trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka marrë drejtimin e skuadrës sllovene  ND Gorica. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa italiani do të pasojë Miran Srebrni, i shkarkuar për rezultate negative.

Bashkë me Rejën te skuadra sllovene janë afruar dhe asistentët Serxhio Porrini dhe Luixhi Febrari, që kanë qenë ndihmesa të tij edhe në Kombëtaren shqiptare.

Gjatë karrierës së tij të gjatë si trajner,  Reja drejtoi shumë klube italiane. Ka fituar kampionatin e Serisë B me Breshan dhe Vicencën dhe titullin nënkampion me Kaljarin dhe Napolin. Gjithashtu 77-vjeçari drejtoi edhe Lacion, Atalantën dhe Hajdukun e Splitit, teksa në rang kombëtaresh ka drejtuar vetëm Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco