Hysaj ende me dashurinë e vjetër: Shpresoj që Napoli të festojë në fund të sezonit

Hysaj ende me dashurinë e vjetër: Shpresoj që Napoli të festojë në fund të sezonit

19:04, 02/03/2023

Skuadra e Napolit nesër zhvillon super ndeshjen e javës së 25-të në Serie A, ku në shptëi pret kundërshtarët e Lazio-s.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqiëprisë, Elsid Hysaj favorizohet të luaj nga minuta e parë në këtë ndeshje dhe kthehet në stadiumin ‘Mardona’

Hysaj ende është me dashurinë e vjetër dhe shpreson që në fund të sezonit, ish-skuadra e tij, Napoli të festojë titullin kampion.

“Me kalimin e kohës, Napoli ka ndryshuar mentalitetin e tyre dhe shumë më tepër. Gjatë periudhës sime te blutë ne iu afruam Scudettos. Kam kujtime të mira atje, shpresoj që të festojnë në fund”, u shpreh Hysaj

Lojtari shqiptar gjithashtu foli edhe për ndeshjen e nesërme dhe tha se të luash kundër Napolit është tejet e vështirë.

“Duhet shumë guxim dhe vetëdije për t’u përballur me Napolin. Ata janë një ekip shumë i fortë. Ata po bëjnë gjëra të mëdha gjatë këtij sezoni”, u shpreh tutje lojtari shqiptar

Kujtojmë që pas 24-xhirove, Napoli po e kryson tabelën e Serie A me 65 pikë, kurse Lazio po lufton për një vend në UEFA Champions League – ata janë në pozitën e 4-të me 45 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco