Ky është ekipi që po dyshohet për kurdisje të rezultateve, ku janë fituar 360 mijë euro

Ky është ekipi që po dyshohet për kurdisje të rezultateve, ku janë fituar 360 mijë euro

23:47, 23/02/2023

Gazeta e madhe franceze, Le Parisien, ka shkruar të enjten mbrëma se Llapi i Podujevës është ekipi i dyshuar për kurdisje të rezultatit të ndeshjeve në Superligën e Kosovës në futboll.

Një institucion i hetimeve në Francë ka shkruar të enjten se ka të arrestuar dhe janë hapur hetime lidhur me kurdisjen e rezultateve në katër ndeshje të Superligës.

Mediat franceze fillimisht nuk kanë përmendur emrin e ekipit, por Le Parisien ka shkruar se bëhet fjalë për Llapin e Podujevës. 

Sipas Le Parisien, rrjeti i të përfshirëve është i madh, ndërsa janë edhe anëtarë të stafit drejtues dhe teknik të Llapit, si dhe disa lojtarë të kësaj skuadre.

FFK-ja ka thënë se nuk është në dijeni për shkrimet në Francë, ndërsa nga MKRS-ja kanë thënë se janë njoftuar dhe se një Këshill kundër Dhunës po merret me rastin.

LEXO EDHESkandaloze - Mediat franceze shkruajnë për 360 mijë eurot e fituara nga kurdisjet në Kosovë

Goditet rëndë futbolli kosovar nga Franca, 9 të arrestuar për kurdisje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco