Strakosha: Inzaghi më hoqi stresin, ishte si një baba

Strakosha: Inzaghi më hoqi stresin, ishte si një baba

15:46, 22/02/2023

Aventura angleze për Thomas Strakoshën me Brentfordin nuk po shkon ashtu siç duhet, me gardianin e Kombëtares që nuk ka luajtur ende në Premier Ligë, teksa ka zhvilluar vetëm dy ndeshje në Kupë.

Në një intervistë të dhënë për “sport24.gr”, 27-vjeçari rrëfeu të gjithë aventurën e tij me Lazion, duke u nisur që nga prapaskenat e një kalimi të mundshëm te Roma e deri te raporti që kishte me Inzaghin.

“Kur zgjodha Lazion, ishte një mundësi për të shkuar dhe te Roma. Por më pas unë kisha një takim me trajnerin e portierëve të Lazios, Adalberto Grigioni, dhe zgjodha që të shkoja atje, edhe pse Roma më ofroi diçka më shumë që ishte më mirë për familjen time. Grigioni gjithmonë më ka vlerësuar, më bëri të besoja se krah tij mund të bëhesha më i mirë dhe mund të shkoja kudo. Prandaj nuk zgjodha paratë, por ëndrrën time”, ishin fjalët e para të portierit shqiptar.

Më pas ai shtoi: “Unë kurrë nuk do ta harroj debutimin kundër Milanit. Nuk kisha kohë të shqetësohesha pasi e mora vesh në minutën e fundit. Simone Inzaghi më donte shumë dhe ishte ai që më bëri nga zgjedhje e tretë në të dytë dhe më pas të parë.

Inzaghi është një trajner i mirë, e gjithë skuadra e donte. Ai ishte njeriu që më hoqi stresin. Dinte kur të bënte shaka, kur të ishte serioz dhe kjo gjë e ndihmoi skuadrën që të ecte përpara, të fitonte trofe thuajse çdo vit, të shkonte në Europë. Shumë lojtarë të rinj si unë debutuan me atë. Me fjalë të tjera ishte si një baba”.

Në fund Strakosha foli për lamtumirën e tij: “Ishte ëndrra ime që të luaja në Premier Ligë, prandaj nuk i pranova ofertat nga klubet e ligave të tjera. Unë vërtet që refuzova çdo klub tjetër vetëm që të vija në Premier Ligë dhe mendoja se Brentfordi ishte klubi i duhur për mua pas një dekade të shpenzuar në një kub. Duhet pak për t’i rregulluar gjërat, sepse mes kampionatit anglez dhe atij italian diferencat janë shumë të mëdha”, përfundoi 27-vjeçari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco