Champions/ Përfundojnë pjesët e para, ja rezultatet në Liverpool-Real Madrid dhe Frankfurt-Napoli

Champions/ Përfundojnë pjesët e para, ja rezultatet në Liverpool-Real Madrid dhe Frankfurt-Napoli

21:53, 21/02/2023

Kanë përfunduar pjesët e para në 1/16-at e Champions League.

Spektakël i vërtetë në “Anfield” në ndeshjen mes Liverpool dhe Real Madrid, e cila është mbyllur në barazim 2-2.

“Të kuqtë” arritën të krijonin një avantazh prej dy golash, fillimisht me Nunez në minutën e 3-të dhe më pas me anë të Salah në minutën e 14-të, pas një gafe të Courtois.

Mirëpo, madrilenët  nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin rezultatin, falë dygolëshit të Vinicius Junior në minutat 21 dhe 36.

Në ndeshjen tjetër, Napoli po fiton me rezultatin 1-0 ndaj Frankfurt në transfertë, falë golit të shënuar nga Victor Osimhen në minutën e 40-të.

Napoletanët patën një mundësi të artë nga pika e bardhe e penalltisë , por gjeorgjiani Khvicha Kvaratskhelia nuk u tregua i saktë nga 11-metrat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco