Ballkani fiton me përmbysje, Gjilani ndalet në shtëpi

Ballkani fiton me përmbysje, Gjilani ndalet në shtëpi

16:25, 19/02/2023

 

Ballkani vuajti, por në fund mori tre pikët e plota në kuadër të javës së 20-të në Albi MallSuperligë. Të besuarit e trajnerit Ilir Daja mposhtën me rezultatin 2-1 skuadrën e Drenicës. Ishin pikërisht miqtë që kaluan të parët në avantazh me anë të Bintsouka në minutën e tetë të pjesës së parë. Gjithsesi, vendasit u rikthyen në lojë dhe barazuan me anë të Albion Rrahmanit që shënoi në minutën e 25-të.

Me shifrat 1-1 u mbyll pjesa e parë ndërsa në fraksionin e dytë, Ballkani e pati të vështirë për të depërtuar në zonën kundërshtare teksa u desh të vinte minuta e 88-të për të gjetur golin e fitores. Ishte sërish i zakonshmi Rrahmani që realizoi me 22-vjeçarin që shënoi golin e 11-të në kampionat në po kaq paraqitje me Ballkanin. Pas kësaj fitoreje, Ballkani ruan vendin e parë me 44 pikë ndërsa Drenica mbetet në vendin e fundit me 20 pikë.

Në ndeshjen tjetër të javës së 20-të, Gjilani u ndal në një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Malishevës. Miqtë kaluan dy herë në avantazh, megjithatë në të dyja rastet nuk mundën ta ruanin atë ndërsa pasi dy skuadrat ndanë pikët, Gjilani mban vendin e tretë në klasifikim me 29 pikë ndërsa Malisheva mbetet në vendin e tetë me 20 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco