Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll

Sot zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll

10:38, 19/02/2023

Sonte do të luhet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në Basketboll.

Kampioni në fuqi, Trepça do të luaj me Sigal Prishtinën.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën ”Mizahir Isma” në Rahovecë, më fillim nga ora 17:00.

Mitrovicasit për të depërtuar në finale mposhtën Vëllaznimin dhe Rahovecin, kurse prishtinasit eliminuan Bashkimin dhe Golden Eagle Yllin.

Trepça është pesë herë fituese e Kupës së Kosovës, ndërsa Prishtina e ka fituar 15 herë, për herë të fundit më 2021 në Therandë.

Pritet që sonte të ketë një spektakel si në fushë ashtu edhe në tribuna, pasi interesimi për këtë ndeshje është i madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco