Dybala drejt largimit, klubi anglez shfaq interes për sulmuesin argjentinas

Dybala drejt largimit, klubi anglez shfaq interes për sulmuesin argjentinas

10:21, 19/02/2023

Paulo Dybala pranoi në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Europa League me Salzburgun se ka një klauzolë me Romën dhe nga Anglia lëshojnë bombën.

Manchester United është gati që ta paguajë shifrën që përflitet të jetë prej 15 milionë eurosh, për ta bërë të vetin argjentinasin, edhe pse ky i fundit ndihet shumë mirë në Itali dhe për këtë arsye pranoi që pas Torinos dhe Juventusit të transferohej në kryeqytet.

Por nëse Dybala mund të ikë ka një arsye të fortë. Në ditët e fundit po përflitet se Jose Mourinho do të largohet në fund të këtij sezoni dhe pa “Special One”, njeriun që e deshi te Roma, vështirë që edhe 29-vjeçari të pranojë të qëndrojë tek verdhekuqtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco