VIDEO/ Gafa më e madhe e Erling Haaland, nuk shënon dy herë nga afër portës

VIDEO/ Gafa më e madhe e Erling Haaland, nuk shënon dy herë nga afër portës

19:01, 18/02/2023

Manchester City barazoi si mysafir me Nottingham Forest me rezultatin 1-1, ndërsa ndeshja u shënua me një gabim të pabesueshëm të Erling Haaland, i cili u kushtoi shtrenjtë “Qytetarëve”.

Kampionët e Anglisë kaluan në avantazh me golin e shkëlqyer të Bernardo Silvas në minutën e 41-të.

Ata kishin rast të shtonin epërsinë në minutën e 68-të, por një gabim i pabesueshëm i Haaland, bëri që rezultati të mos ndryshojë.

Haaland fillimisht goditi traversën, dhe më pas dërgoi topin nga pesë metra mbi portë, pas së cilës vuri edhe duart në kokë, duke e kuptuar gabimin që bëri.

Barazimi i ndeshjes erdhi pesë minuta para fundit.

Tani Manchester City tani ka dy pikë më pak se Arsenali, me kryesuesit që kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco