Marcelo e mbyll aventurën në Greqi, Real Madridi i ofron ndihmë

Marcelo e mbyll aventurën në Greqi, Real Madridi i ofron ndihmë

14:15, 18/02/2023

Futbollisti brazilian, Marcelo duket se do të largohet nga skuadra e Olympiacos pas 10 ndeshjeve të luajura me klubin grek.

Gazetari i njohur, Frabrizio Romano ka shkruar në rrjetet sociale se ish-lojtari i Real Madrid pritet ta ndërpresë kontratën me gjigantin grek.

Ky vendim vjen për shkak të një lëndimi që ka pësuar futbollisti brazilian. Dhe madje është klubi i Real Madridit që i ka ofruar ndihmë mbrojtësit anësor.

Marcelo ka vendosur të largohet nga Olympiacos pas 10 ndeshjeve, ku shënoi tre gola. Ai ishte duke luajtur me dy futbollistë shqiptarë, Pajtim Kasami dhe Zymer Bytyqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco