Portieri kroat Livakovic dhuron fanellën e Kupës së Botës, ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Portieri kroat Livakovic dhuron fanellën e Kupës së Botës, ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Turqi

13:34, 18/02/2023

Zagreb- Portieri i kombëtares së Kroacisë, Dominik Livakovic dhuroi fanellën dhe dorëzat për të prekurit nga tërmeti me qendër në Kahramanmaraş të Türkiye-s, njofton Anadolu.

Portieri kroat Livakoviq dorëzoi në ambasadën e Turqisë në Zagreb fanellën dhe dorëzat që ka veshur në ndeshjen e çerekfinales kundër Brazilit në Kupën e Botës "Katar 2022".

Ambasadori turk në Zagreb, Yavuz Selim Kıran në një postim nga llogaria e tij në Twitter tha: "Portieri i kombëtares kroate Dominik Livakovic, dorëzoi dorëzat që mbrojti penaltitë dhe fanellën e tij që çoi ekipin në gjysmëfinale me ndeshjen kundër Brazilit në Kupën e Botës, që ato të përdoren për të ardhura për të prekurit nga tërmeti".

Kıran etiketoi në postimin e tij portierin Livakoviq me fjalët: "Faleminderit njeri me zemër të madhe".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco