Galtier nuk bind, PSG po mendon për 'Special One'

Galtier nuk bind, PSG po mendon për 'Special One'

13:15, 18/02/2023

Viti 2023 zbardhi me probleme në të gjitha nivelet për PSG. Na njëra anë, rinovimi me Lionel Messi po bëhet gjithnjë e më i largët si skenar, në një kohë kur parizienët po zhgënjejnë, me humbjen në Paris ndaj Bayern Munich në Champions League që ishte kulmi i situatës së keqe.

Nuk është thjesht rastësi që PSG ka më shumë humbje në dy muajt e parë të 2023 se sa në të gjithë vitin 2022, një shëmbull i formës së keqe që po kalojnë kohët e fundit.

Dhe me imazhin zhgënjyes në fushë, stoli i Christophe Gaultier gradualisht po fillon të vihet në rrezik. Në fakt, sipas informacioneve të “Foot Mercato”, në Paris tashmë kanë nisur përgatitjen e terrenit për zëvendësimin e teknikut francez dhe kanë rënë në kontakt me Jose Mourinho.

Nëse diçka nuk ndryshon në mënyrë drastike, diskutimet mes dy palëve pritet të intensifikohen në të ardhmen e afërt, me Luis Campos që ka veëuar portugezin si zgjedhjen ideale për të marrë përsipër situatën e trashëgimisë.

Sië shihet nga raporti përkatës, fakti që Mourinho është i lidhur me kontratë deri në vitin 2024 te Roma, nuk i dekurajon veëanërisht francezët duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera që mbajnë me skuadrën italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco