Kosova merr pjesë me pesë boksierë në turneun e madh në Bullgari

Kosova merr pjesë me pesë boksierë në turneun e madh në Bullgari

13:03, 18/02/2023

Ekipi i Kosovës në boks nesër udhëton në Bullgari që të marr pjesë në turneun më të madh ndërkombëtar në kalendarin e Federatës Botërore IBA “ STRANDJA” i 74 me radhë që do të mbahet nga 20 deri më 26 shkurt 2023 në Sofje të Bullgarisë.

Kosova përfaqësohet me boksieren Donjeta Sadiku dhe boksierët:.Bashkim Bajoku, Shpetim Bajoku, Loris Idrizi, Patriot Behrami,

Selektorët Besim Brahimi, Faton Xhakli, trajneren Marjola Sallauka dhe gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demolli që do të ndaj drejtësinë.

Në këtë turne janë paraqitur të marrin pjesë 42 shtete nga 6 kontinente një mini kampionat botëror, me më shumë se 450 përfaqësues nga e gjithë bota, 290 meshkuj dhe 160 femra.

Ky turne do të jetë i mirëseardhur për femra para Kampionatit Botëror qe mbahet në muajin mars në Indi, dhe për meshkuj para Kampionatit Botëror që mbahet në maj në Uzbegistan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco