'Isha i pirë'/ Goditi me shkelm portierin e Arsenal, tifozi i Tottenham merr dënimin shembullor

'Isha i pirë'/ Goditi me shkelm portierin e Arsenal, tifozi i Tottenham merr dënimin shembullor

09:09, 18/02/2023

Tifozi i Tottenhamit merr dënim shembullor. Të kesh pirë gjashtë litra birrë nuk mund të jetë justifikim për t’i shpëtuar dënimit për goditjen me shkelm të portierit të Arsenalit.

Një gjykatë në Londër ka dënuar ashpër tifozin e Tottenhamit që bëri atë veprim të shëmtuar në derbin e Londrës në dëm të “gardianit” të “Topçinjve”, Aaron Ramsdale, më 15 janar.

Joseph Watts, 35 vjeç, për katër vjet nuk mund të hyjë në stadium për të parë një ndeshje futbolli, si dhe do të jetë i detyruar të kryejë 150 orë shërbim civil falas, përveçse duhet t’i paguajë 100 stërlina si dëmshpërblim portierit.

 

 

I pandehuri,  i cili e pranoi gabimi, shpjegoi se ishte i dehur dhe kur portieri i Arsenalit, në fund të ndeshjes së fituar 2-0 nga “Topçinjtë” falë pritjeve të tij, shkoi pas portës për të marrë një shishe uji, ai u hodh poshtë nga tribuna dhe duke u ngjitur mbi gardh arriti ta godasë me shkelm në shpinë, pasi iu shmang ndërhyrjes së një roje sigurie që u përpoq ta ndalonte.

Në dëshminë e lexuar në seancë, Ramsdale kujtoi se incidenti ishte precedent për të dhe theksoi se ishte “e papranueshme” të sulmohej në këtë mënyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco