Në vend se ta gjuante topin në rrjetë, Ronaldo e kthen mbrapa - tjetër asist për yllin portugez

Në vend se ta gjuante topin në rrjetë, Ronaldo e kthen mbrapa - tjetër asist për yllin portugez

18:29, 17/02/2023

Ylli i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka bërë një tjetër asist me skuadrën e tij nga Arabia Saudite, Al-Nassr.

Ronaldo asistoi te goli i qendërmbrojtësit, Abdullah Madu në minutën e 88’të për fitoren 2 me 1.

38-vjeçari në vend se të shënonte gol, e ktheu topin mbrapa pa dashje dhe i llogaritet asisti i dytë në këtë mbrëmje.

Ish-lojtari i Real Madridit dhe Manchester Unitedit asistoi edhe te goli i parë i shënuar nga Ghareeb.

Me këtë fitore Al Nassr merr sërish kreun e tabelës në Ligën Profesionale të Arabisë me 40 pikë, aq sa ka edhe vendi i dytë, Al-Ittihad./Lajmi.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco