Lushnja rikthehet te suksesi, Flamurtari ndalet në Dibër

Lushnja rikthehet te suksesi, Flamurtari ndalet në Dibër

16:47, 11/02/2023

Në ndeshjet e javës së 15-të në Kategorinë e Parë, Flamurtari nuk mundi të shkonte më shumë se barazimi 1-1 në transfertën dibrane ndaj Korabit. Kuqezinjtë edhe mund ta humbisnin ndeshjen duke qenë se e pësuan të parët teksa në minutën e 55-të Selmani shënoi për vendasit. Gjithsesi, 14 minuta më pas të besuarit e trajnerit Trosi gjetën golin e barazimit me anë të Ramadanit. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe pas këtij barazimi, vlonjatët mbeten në vendin e dyë me 26 pikë, katër pikë pas Dinamos kryesuese. Nga ana tjetër, Korabi mbetet në vendin e katërt me 26 pikë.

Në ndeshjet e tjera, bie në sy fitorja e Lushnjes në shtëpi ndaj Tomorit. Vendasit triumfuan me shifrat 2-1 teksa të tre golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e dytë, teksa fillimisht ishin lagunarët që realizuan dy herë fillimisht me Pepën e më pas me Cankën ndërsa nga ana tjetër, realizimi i Pintos për beratasit shërbeu sa për statistikë. Pas kësaj fitoreje, Lushnja shkon në kuotën e 16 pikëve në vend të 11-të, ndërsa nga ana tjetër, Tomori mbetet në vend të tetë me 18 pikë.

Sakaq, Oriku mposhti me rezultatin 3-2 Luzin ndërsa Tërbuni u mposhtë nga Burreli në shtëpi me rezultatin 1-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco