Lajm i keq për Interin/ Correa humbet derbin me Milan, në rrezik Champions League

Lajm i keq për Interin/ Correa humbet derbin me Milan, në rrezik Champions League

16:45, 05/02/2023

Joaquin Correa ngriti “flamurin e bardhë” pikërisht në prag të derbit me Milan.

Në stërvitjen e djeshme ai u detyrua të ndalonte për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshën e djathtë dhe do duhet të mungojë në ndeshjen sonte.

Por sipas raportimeve nga mediet italiane. Correa rrezikon shumë më tepër.

Në ditët në vijim ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të thelluara mjekësore që do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit të tij, por ka mundësi që të mungojë në ndeshjen e parë të Champions League kundër Porto

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco