Si Chelsea shpenzoi 611 milionë euro këtë sezon dhe nuk shkeli ‘fair play’ financiar

Si Chelsea shpenzoi 611 milionë euro këtë sezon dhe nuk shkeli ‘fair play’ financiar

13:46, 02/02/2023

Chelsea arriti një rekord të madh në historinë e futbollit. Klubet e Premier League shpenzuan një rekord prej 915 milionë eurosh në merkaton e janarit, sipas rezultateve të një analize të Deloitte Sports Business Group. Shpenzuesi më i madh ishte Chelsea, me 37 përqind të shumës totale (330 milionë euro), që është më shumë se shpenzimet e kombinuara të të gjitha klubeve në Bundesliga, LaLiga, Serie A dhe Ligue 1.

 

Chelsea nënshkroi Enzo Fernandez për 121 milionë euro, një rekord në Premier League. Para tij erdhën Mihajlo Mudrik (Shakhtar, 70 milionë), Benoit Badiashile (Monaco, 38 milionë), Noni Madueke (PSV, 35 milionë), Andrey Santos (Vasco de Gama, 12.5 milionë), David Datro Fofana (Molde, 12 milionë) dhe Joao Felix nga Atletico Madrid në huazim për 11 milionë euro.

 

Nëse shtohen edhe transferimet nga merkaton e verës, Chelsea ka shpenzuar në total shifrën e frikshme prej 611 milionë eurosh këtë vit. Shumë tifozë të futbollit pyesin se si Chelsea lejohet të shpenzojë kaq shumë duke marrë parasysh lojën e ndershme financiare?

 

Çfarë thotë Fair Play financiar?

Fair Play Financiar (FFP) është një mjet që u prezantua fillimisht nga UEFA dhe më pas nga ligat kombëtare, me qëllim që klubet të operojnë brenda kufijve të përcaktuar nga fitimet e tyre, të cilat duhet, të paktën në teori, të shmangin pompimin furishëm të parave në klube dhe shpenzimet irracionale që mund të çojnë në falimentim.

 

Sipas Fair-play-it të UEFA-s, klubet nuk mund të regjistrojnë humbje prej më shumë se 60 milionë eurosh gjatë një periudhe trevjeçare, ndërkohë që rregulloret në Premier League nuk janë aq të rrepta dhe u lejojnë klubeve të regjistrojnë një humbje prej rreth 120 milionë eurosh për të njëjtën periudhë.

 

Për më tepër, UEFA ka vendosur edhe një kufi për sa i përket kostos së pagave, komisioneve për agjentët dhe këstet për transferime, të cilat mund të arrijnë në 90% të të ardhurave totale nga sezoni 2023/24 më tej, dhe në sezonet në vijim do të ulet në 80 dhe më pas në 70%.

 

Chelsea në një deficit të madh

Në tre sezonet e fundit, Chelsea regjistroi një humbje prej rreth 435 milionë euro. Megjithatë, pandemia e koronavirusit dhe problemet ekonomike që lidhen me të kanë çuar në një lloj shtrirjeje të rregullave të FFP-së  dhe minuset nuk shihen aq rreptësisht si më parë dhe Chelsea ndihmohet nga fakti që ka kryer edhe shtije të lojtarëve.

 

Klubi anglez e shiti Wernerin për 20 milionë euro, Tammy Abrahamin për 40, Zouma për 35 dhe Emerson për 16 milionë euro, duke grumbulluar rreth 200 milionë euro të ardhura në dy sezonet e fundit dhe hoqi pagën e Lukakut pas huazimit te Inter, një nga më të mëdhatë në klub.

 

Si e shpëton veten Chelsea?

Mjeti kryesor i Chelsea në përmbushjen e FFP-së është amortizimi. Me pak fjalë, është një proces i shpërndarjes së kostove për një periudhë më të gjatë. Shpenzimet për çdo lojtar shpërndahen në të gjithë vitet e kontratës që lojtari ka nënshkruar me klubin e ri.

 

Merrni për shembull transferimin më të madh të Chelseat, atë të Enzo Fernandez. Edhe pse klubi anglez do të paguajë 121 milionë euro, nuk do të llogaritet si një shpenzim i vetëm tani dhe menjëherë. Në vend të kësaj, kjo shumë do të ndahet në tetë këste, sepse kaq vite nënshkroi Fernandez për Blutë.

 

Kështu, Chelsea do ta këtë të përvitshme një shumë të caktuar në raportin financiar (për secilin nga tetë vitet e ardhshme), që arrin në afërsisht 15 milionë euro. Rreth 11 milionë euro në vit do të jetë edhe për Mudrikun, i cili vlen 100 milionë.

 

UEFA ndryshon rregullat për shkak të Chelseat?

"Klubi i Chelsea-t i nënshkroi kontrata me futbollistët për një periudhë shumë më të gjatë se pesë vitet," shpjegoi për mediat britanike Jake Cohen, një ekspert në ligjin sportiv. Pikërisht për raste të tilla UEFA po mendon të ndryshojë rregullat.

 

Mediat angleze shkruajnë se organizata evropiane e futbollit do të vendosë një kufi maksimal prej pesë vitesh, sa mund të zgjasin pagesat për transferimet e lojtarëve. Klubet mund të vazhdojnë t'u japin lojtarëve kontrata afatgjata, por transferimi do të duhet të paguhet brenda pesë viteve.

 

Kieran Maguire, një ekspert financiar i futbollit, tha në një intervistë për SkySport: "Chelsea i kaloi limitet, “pikërisht” për të "përparuar" rregullin e ri që nuk do të zbatohet për transferimet që bëri këtë janar".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco