Agjentja e vlerëson Haalandin me një miliard euro

Agjentja e vlerëson Haalandin me një miliard euro

19:11, 01/02/2023

Erling Haaland është vlerësuar me vlerë një miliard euro nga agjentja e tij, Rafaela Pimenta, e cila gjithashtu ka folur për potencialin e madh të së ardhmes së yllit të Manchester Cityt.

“Për mua, Haaland vlen 1000 milionë. Ndoshta askush nuk do ta paguajë atë, por është potenciali që ai ka kur të arrijë në një klub. Me të vijnë tifozët, golat, rezultatet sportive, profesionalizëm, përmbajtje digjitale, famë, sponsorë…Nëse i bashkon të gjitha këto, vlera e tij është një agregat i shumë gjërave”, tha Pimenta.

“Por çmimi i një futbollisti në fakt vendoset nga një klub. E di që askush nuk do të paguajë 700 milionë për një lojtar, por e kam shumë të qartë se vlera që shton Erling kur vjen në një klub është e madhe, të paktën1000 milionë”, u shpreh ajo.

Sulmuesi norvegjez ka shijuar një fillim të suksesshëm në Angli. Ai ka shënuar 31 gola në 27 paraqitje për Cityn në të gjitha garat në sezonin e tij debutues.

22-vjeçari tashmë ka thyer disa rekorde në Premier League dhe Pimenta është e sigurt se Haaland do të vazhdojë të vendosë piketa të reja në rrugën e tij për të tejkaluar lojtarët më të mirë në histori.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco