Nedim Bajrami i bashkohet zyrtarisht Sassuolos

Nedim Bajrami i bashkohet zyrtarisht Sassuolos

20:20, 31/01/2023

 

Zyrtarizohet transferimi i Nedim Bajramit nga Empoli te Sassuolo. 23-vjeçari kalon në “Mapei Stadium” në formën e huazimit, me të drejtën e blerjes, nëse futbollisti arrin të plotësojë një numër të caktuar ndeshjes.

Vetë lojtari nuk ka ngurruar të shprehë lumturinë për këtë lëvizje edhe për faktin se do të bashkohet me trajnerin Alessio Dionisi, nën urdhrat e të cilit spikati pikërisht te Empoli.

“Jam shumë i lumtur që bashkohem me skuadrën e re. Ritakohem me Dionisin? Jam këtu edhe prej tij, kemi folur së fundmi dhe jam shumë i lumtur që e gjej sërish.

Gjithashtu, kam folur edhe me shokët e rinj të skuadrës, disa prej tyre i njoh. Një prej tyre është Pinamonti me të cilin kam luajtur në sezonin e fundit”, u shpreh Bajrami para se të transferimi i tij të bëhej zyrtar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco