Ndalet seria e Lillet të Zhegrovës

Ndalet seria e Lillet të Zhegrovës

15:08, 29/01/2023

Lillet i është ndaluar seria prej gjashtë ndeshjeve pa disfatë në Ligue 1 të Francës.

Të dielën në kuadër të xhiros së 20-të të kampionatit francez, Lille pësoi 1:0 nga Nice. Humbjen e fundit në kampionat, Lille e kishte pësuar më 30 tetor të vitit të kaluar.

Edon Zhegrova luajti prej minutës së 78-të për Lillen, por pa mundur të ndryshoi rezultatin. Nice kaloi në epërsi në minutën e 34-t me golin e shënuar nga Gaetan Laborde. Lille është në pozitën e shtatë me 34 pikë. Nice i ka 28 pikë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco