Xavi ndryshon deklaratën e ditëve më parë për Dani Alvesin

Xavi ndryshon deklaratën e ditëve më parë për Dani Alvesin

10:16, 24/01/2023

Xavi Hernandez ka folur sërish për rastin e Dani Alves pas fitores 1-0 të Barcelonës ndaj Getafes.

Trajneri i katalunasëve u kritikua për qëndrimin e tij ndaj brazilianit në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, në të cilën ai shprehu habinë e tij për atë që kishte ndodhur, por nuk dënoi atë që pretendohet se ka bërë ish-shoku i tij i skuadrës.

“Është e vështirë të komentosh një situatë si kjo. Jam i habitur dhe i shokuar. Jam në gjendje shoku”, kishte thënë Xavi fillimisht.

Lexo po ashtu:
[Xavi: Jam në gjendje shoku me atë që po ndodh me Dani Alves] Xavi: Jam në gjendje shoku me atë që po ndodh me Dani Alves

Njëzet e katër orë më vonë, trajneri i Blaugranëve donte të sqaronte komentet e tij dhe pozicionin e tij mbi sulmin e supozuar seksual të brazilianit.

“Do të doja të sqaroja atë që thashë dje për Alves. Unë u keqkuptova dhe nuk isha i qartë dhe mendoj se është e rëndësishme të shpjegoj veten”, potencoi Xavi në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Është një çështje shumë e ndjeshme dhe e rëndësishme. Ne duhet t’i dënojmë të gjitha këto akte, kushdo që i bën. I kërkoj falje viktimës dhe viktimave të dhunës seksuale”.

“Jam i habitur që Dani mund të kishte bërë ndonjë nga këto gjëra. Unë i kuptoj kritikat dhe kërkoj falje”, vazhdoi trajneri i Barcelonës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco