FIFA cakton arbitrat kryesor për finalen dhe sfidën e vendit të tretë

FIFA cakton arbitrat kryesor për finalen dhe sfidën e vendit të tretë

08:53, 16/12/2022

Shimon Marçiniak do të jetë polaku i parë që do të drejtojë finalen e Kupës së Botës si arbitri kryesor. Marçiniak ka pasur një vit jashtëzakonisht të suksesshëm.

Në prill, ai u bë polaku i parë që gjykon gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Ishte ndeshja e tij e tetë në këtë kompeticion në sezonin 2021/2022. Finalja do të luhet të dielën, në orën 16:00. Argjentina dhe Franca do të luftojnë për të ngritur në qiell trofeun më të rëndësishëm.

Ndërkohë është vendosur dhe emri i gjyqtarit që do të drejtojë përballjen, për vendin e 3-të, Kroaci-Marok.

Pierluixhi Kollina, shefi i gjyqtarëve te FIFA, ka caktuar arbitrin nga Katari, Abdulrahman Al Jasim në krye të grupit të abritrazhit në përballjen e datës 17 dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco