VIDEO/ Maroku e mbyll në sulm pjesën e parë, shtylla shpëton Francën

VIDEO/ Maroku e mbyll në sulm pjesën e parë, shtylla shpëton Francën

20:54, 14/12/2022

Ka përfunduar pjesa e parë e sfidës mes Francës dhe Marokut, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

“Gjelat” po fitojnë me rezultatin 1-0 ndaj “Luanëve të Atlasit”, falë golit të shënuar nga Theo Hernandez në minutën e 5-të.

Djemtë e Didier Deschamps e nisën vrrullshëm sfidën, teksa vetëm pas vetëm pesë minutave, Hernadez kaloi të tijët në epërsi. Ishte një sulm i parë i gjatë dhe i rrezikshëm dhe pas goditjes së Mbappes, topi përfundoi te mbrojtësi i Milanit, i cili me një lëvizje akrobatike kaloi Francën në avantazh.

Maroku u hodh në sulm, por Ounahi dhe Ziyech nuk arritën t’i kthenin në gol mundësitë e krijuara.

Më pas ishte Franca që pati dy mundësi për të shënuar, por nuk u treguan të saktë. Fillimisht gjuajtja e Mbappes u ndal nga një maroken te vija e portës dhe më pas Giroud, pasi topi u devijua, gjuajti jashtë portës.

Maroku pati mundësinë më të mirë për të shënuar në fundin e pjesës së parë, por tentativa me roveshatë e Al Yamiq u ndal nga shtylla dhe Lloris.

Tashmë mbeten edhe 45 minuta për të përcaktuar skuadrën që do t'i bashkohet Argjentinës në finale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco