Alvarez dhe ëndrra e tij e përmbushur në Katar: Unë dua të luaj në një Botëror dhe idhulli im është Messi

Alvarez dhe ëndrra e tij e përmbushur në Katar: Unë dua të luaj në një Botëror dhe idhulli im është Messi

17:29, 14/12/2022

Kur Julian Alvarez tha se ëndrra e tij ishte të luante në një Botëror në vitin 2011, ai nuk e dinte se po rrëfente atë që do të përmbushte dhjetë vjet më vonë në Katar 2022 së bashku me idhullin e tij, Lionel Messin.

"Cila është ëndrra jote që ke në futboll?" e pyeti një gazetar më 18 qershor 2011. "Të luaj në një Kupë Bote ," u përgjigj Julian pa u menduar për më shumë se një sekondë.

Më pas ai u pyetet se kush ishte idhulli i tij i futbollit në atë kohë dhe “La Arana” përgjigjet shumë i bindur, “Messi” .

 Në të njëjtën periudhë, tashmë numri 9 i Kombëtares së Argjentinës, u fotografua me Lionel Messin në shoqërinë e fëmijëve të tjerë pa e ditur se, një dekadë më vonë, të dy do të formonin një dyshe vdekjeprurëse te albicelestet dhe se të dy do ta kualifikonin Argjentinën në finalen e një Botërori.

Image

Julian Alvarez (majtas) dhe Lionel Messi, u fotografuan dhjetë vjet më parë kur "La Arana" ishte një djalë rreth 12 vjeç dhe Messi kishte thyer të gjitha rekordet te Barcelona.

Julian Alvarez dhe Lionel Messi, përkatësisht tani 22 dhe 35 vjeç, kanë qenë pjesë kyçe në skemën e trajnerit Lionel Scaloni në Katar 2022. "La Arana" ka shënuar katër gola deri më tani në Kupën e Botës ndërsa "Pleshti" ka shënuar pesë të till.

Image

Dyshja Alvarez-Messi "shkatërruan" Kroacinë të martën në Lusail për Argjentinën për t'u kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Botës 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco