A e dini pse Bernardo Silva nuk e festoi golin e parë kundër Zvicrës me shokët e tij?

A e dini pse Bernardo Silva nuk e festoi golin e parë kundër Zvicrës me shokët e tij?

12:54, 07/12/2022

Portugalia mposhti mbrëmë Zvicrën me rezultat 6-1, teksa pas ndeshjes në internet kanë filluar të qarkullojnë foto dhe video të futbollistëve portugez duke festuar pas golit të parë.

Në minutën e 17-të, Joao Felix asistoi Goncalo Ramos, i cili me një goditje të fuqishme mposhti Yann Sommer dhe shpërtheu në festë skuadrën tij.

Të gjithë futbollistët, mes tyre edhe portieri Diogo Costa, vrapuan për të përqafuar Ramos, i cili shkoi me vrap te tribuna ku ndodheshin tifozët portugez.

Mirëpo, Bernardo Silva sapo iu afrua grupit, u largua menjëherë nga bashkëlojtarët e tij dhe u fut në fushë dhe i festoi te flamuri i këndit.

Image

Shumëkush ka pyetur veten se pse ylli i Manchester City ka lënë bashkëlojtarët e tij, por nuk bëhet fjalë për ndonjë tension apo diçka të tillë.

Kështu, Silva vendosi të futet në fushë për të penguar zviceranët të marrin topin dhe të shënojnë gol pa rezistencë.

Rregullat thonë se kur luani topin, është e rëndësishme që lojtarët të jenë në gjysmë fushën e tyre, por në thelb, edhe lojtarët që janë jashtë kufijve të fushës konsiderohen se e plotësojnë këtë kusht.

Prandaj, Silva ka qëndruar në pjesën e zviceranëve, duke i penguar kështu ata të nisin topin.

Image

Një situatë të ngjashme pamë edhe në Botërorin e kaluar kur Kieran Trippier qëndroi në gjysmën e kundërshtarit gjatë ndeshjes mes Anglisë dhe Tunizisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco