VIDEO/ Kroacisë i anuluan një penallti ndaj Belgjikë, shihni ofsajdin milimetrik të futbollistit të kombëtares ballkanike

VIDEO/ Kroacisë i anuluan një penallti ndaj Belgjikë, shihni ofsajdin milimetrik të futbollistit të kombëtares ballkanike

17:04, 01/12/2022

Kombëtares kroate të futbollit iu anulua penalltia e akorduar fillimisht nga gjyqtari Anthony Taylor për shkak të pozicionit milimetrik jashtë loje në të cilin u gjet më herët mbrojtësi Dejan Lovren.

Në minutën e 15-të, Carrasco rrëzoi Kramaric-in në zonën e rreptësisë së Belgjikës dhe arbitri pa menduar drejtoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë dhe të gjithë prisnin që kapiteni i Kroacisë, Luka Modric të ekzekutonte 11-metërshin dhe të provonte të kalonte skuadrën e tij në epërsi. Ju mund ta shikoni situatën këtu .

Megjithatë, ka pasur një reagim të VAR dhe pas disa minutash pritje, arbitri Taylor është thirrur për të rishikuar edhe një herë situatën dhe kur ka parë se për çfarë bëhej fjalë, ka njohur një pozicion jashtë loje në fillim të aksionit, edhe pse aty pas kësaj ishin disa kontakte të tjera me topin.

Diçka të ngjashme e pamë edhe në ndeshjen e mbrëmshme mes Francës dhe Tunizisë kur u anulua goli i Griezmann në minutën e 101-të, pas së cilës Tunizia mbajti avantazhin 1-0 dhe fitoi.

Kroatët ishin shumë të pakënaqur me këtë vendim të gjyqtarëve, por nuk u mbeti gjë tjetër veçse të vazhdonin ndeshjen dhe të përpiqeshin të merrnin rezultatin sa më të mirë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco