Mudësia e fundit sot për Argjentinën, programi i ditës së shtatë të Kupës së Botës

Mudësia e fundit sot për Argjentinën, programi i ditës së shtatë të Kupës së Botës

08:07, 26/11/2022

Dy skuadrat të cilan janë sot në qendër të vëmëndjes për të përcaktuar të ardhmen si pretendentë për titullin e Kupës së Botës janë Argjentina dhe Franca.

Dita do të startojë me Tunizi-Australi, ku në orën 11:00 skuadrat do të luajnë për një tentativë për të bërë mrekullinë në rënditjen e grupit.

Afrikanët e Veriut dolën barazimi me Danimarkën dhe ndodhën në vend të tretë të grupit, ndërsa 'kangurët' pas humbjes 4-1 me Francën po luajnë për kartën efundit.

Ndeshja pasuese, ajo e orës 14:00 do të jetë midis Polonisë dhe Arabisë Saudite.

 “Skuadra” e Lewandowskit në premierë barazoi 0-0 me Meksikën, ndërsa sauditët bënë histori me fitoren ndaj  Argjentinës me rezultatin 2-1.

Sfidë interesante do të jetë ajo e orës 17:00, ku Franca do të përballet me një ekip kompakt dhe aspak të lehtë, me atë të Danimarkës.

 “Trengjyrëshit”  me një tjetër fitore “përqafojnë” kualifikimin, ndryshe nga danezët që kanë një pikë në grup dhe nuk kanë vend për humbje të reja.

Programi i ditës mbyllet në orën 20:00 me “derbin” Argjentinë-Meksikë në “Lusail Iconic Stadium”. 

Humbja nga Arabia Saudite e ka vendosur  skuadrën e Messit me shpatullat pas murit dhe vetëm me fitore do të hyjë në lojën kualifikuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco