Van Dijk: Mungesa e Mane është humbje për Senegalin, fitore për ne

Van Dijk: Mungesa e Mane është humbje për Senegalin, fitore për ne

09:20, 21/11/2022

Virgil van Dijk është i dëshpëruar që ish-shoku i tij te Liverpooli, Sadio Mane, nuk do të jetë përballë tij në ndeshjen hapëse të Botërorit për Holandën sot në orën 17:00 kundër Senegalit.

Kapiteni i Holandës mungoi në Europianin e verës së shkuar për shkak të dëmtimit, ndërsa tani pritet të luajë në turneun e tij të parë të rëndësishëm në moshën 31-vjeçare.

Ndërsa sulmuesi senegalez u dëmtua me Bayernin një javë e gjysmë më parë.

“I telefonova menjëherë mëngjesin e të nesërmes, sepse si shok doja të dija si ishte. Kishte ende pak shpresë, por fatkeqësisht nuk ia doli.

E di se sa shumë Sadio e kishte dashur këtë Kupë Bote. Është një humbje e madhe për Senegalin, por ne shpresojmë që të përfitojmë”, tha Van Dijk në konferencë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco