FIFA i dërgon ‘selam’ Federatës Angleze, Kane të mos e bartë shiritin e kapitenit në përkrahje të LGBTQ+

FIFA i dërgon ‘selam’ Federatës Angleze, Kane të mos e bartë shiritin e kapitenit në përkrahje të LGBTQ+

22:25, 20/11/2022

FIFA do të përkujdeset që organizatorët e Kupës së Botës, Katari, të “provokohen” sa më pak.

 

Organizimi i Kupës së Botës në Katar ka nxitur reagime të shumta nga shumë vende, të cilat shprehnin pakënaqësi lidhur me rregullat e vendosura nga vendi nikoqir.

Një nga kërkesat dhe rregullat e Katarit cilësohet edhe si homofobik. Edhe kapitenëve të kombëtareve u është kërkuar të mos bartin shiritin e kapitenit me ngjyrat e LGBTQ+.

Manuel Neuer dhe Harry Kane janë dy nga lojtarët që janë deklaruar se megjithatë do ta mbajnë shiritin në përkrahje të këtij komuniteti.

Por, raportime të Jason Burt nga ‘Telegraph’ thonë se FIFA i ka dërguar një kërkesë FA, përcjell lajmi.net.

FIFA thuhet t’i ketë bërë me dije Federatës Angleze se rregullat nuk e lejojnë Harry Kane ta bartë shiritin “One Love (Një Dashuri)”.

Mbetet të shihet nëse lojtari do ta përfillë kërkesën e FIFA.

Po ashtu, secili kapiten që vendos ta mbajë këtë shirit do të ndëshkohet me karton të verdhë në start të lojës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco