Botërori 2022: Dua Lipa jo - cilët këngëtarë (nuk) do të këndojnë në Katar

Botërori 2022: Dua Lipa jo - cilët këngëtarë (nuk) do të këndojnë në Katar

11:14, 20/11/2022

Të shkojnë apo jo në Katar? Disa muzikantët janë përballur me këtë pyetje para Botërorit. Emirati është kritikuar për shfrytëzim të punëtorëve dhe diskriminim.

Nga Verena Greb, DW

Ndërsa mediat tabloide si "Promiflash" janë ende duke spekuluar  se kush do ta ketë  "nderin"  të këndojë në  ceremoninë e Kampionatit të Botës në Futboll 2022, në Katar, disa prej këngëtarëve më të njohur të muzikës pop, i kanë kthyer shpinën sivjet kampionatit.

Duke pasur parasysh raportimet e shumta për punëtorët e huaj që kanë gjetur vdekjen gjatë ndërtimit të stadiumeve të futbollit, si dhe kritikave të shumta se si trajtohen të drejtat e njeriut në emiratin e Katarit, për disa të famshëm është gjithçka tjetër veçse një " nder” për të qenë pjesë e spektaklit të madh të Kampionatit Botëror Dimëror inaugurues.

Image

Nicki Minaj do të marrë pjesë gjithashtu në kolonën zanore të Botërorit 2022 në Katar

Katari i sheh kritikat e shprehura si një "fushatë të paprecedentë" të drejtuar kundër Emiratit. Ai gjithashtu ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur përmbajtjen e raporteve të organizatave të të drejtave të njeriut si Human Rights Watch (HRW) - për shembull mbi diskriminimin ndaj njerëzve queer, lezbikeve ose homoseksualëve - si "të rreme".

Këta yje refuzojnë një paraqitje në Kupën e Botës

Ylli britanik i rrokut Rod Stewart tha se e kishin pyetur 15 muaj më parë nëse donte të jepte një koncert në hapjen e  Kupës së Botës në Katar. Thuhet se atij i është ofruar një honorar prej mbi një milion dollarësh për performancën. Por 77-vjeçari refuzoi: "Nuk është e drejtë të shkosh atje”, tha ai së fundmi në një intervistë për gazetën britanike "The Sunday Times”. Stewart është i njohur si dashamirës i futbollit. Në moshë të re, ai për pak sa nuk i hyri karrierës si futbollist profesionist.

Edhe këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, nuk do të shkojë në Katar. Ajo tha se do ta ndjekë skuadrën angleze nga shtëpia. 27-vjeçarja, e cila u shfaq në finalen e Ligës së Kampionëve 2018, thuhet se e ka bërë të qartë këtë në një story në Instagram, qysh  të dielën e kaluar. Më parë kishte pasur zëra se Lipa mund të ishte pjesë e ceremonisë së hapjes. Por Lipa i përgënjeshtroi këto njoftime: "Unë nuk do të performoj dhe nuk kam qenë kurrë e përfshirë në asnjë negociim për të shkuar në Katar", tha ajo.

Kupa e Botës 2022: Cilat yje do të këndojnë në ceremoninë e hapjes?

Nuk dihet ende se kush do të këndojë në ceremoninë e hapjes së Botërorit, i cili hapet këtë të diele. Është konfirmuar vetëm paraqitja e Jung Kook, anëtar i grupit K-pop BTS.

Grupi postoi në Twitter se ata ishin "krenarë" të shpallnin performancën e Jung Kook në ceremoninë e hapjes. Postimi mori si lavdërime ashtu edhe kritika nga fansat.

Fakti që Shakira, e cila së bashku me Freshly Ground siguroi këngën dhe kështu kolonën zanore të Kupës së Botës 2010, do të jetë gjithashtu në bord këtë vit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Gjithsesi, vështirë të besohet se ajo do të arrijë këtë vjeshtë një sukses të ngjashëm si hiti i vitit 2010. Siç njoftoi Federata Ndërkombëtare e Futbullit (FIFA) "Waka Waka (It's time for Africa)" ishte kënga më e mirë e Kupës së Botës të të gjitha kohërave.

Performancë e debatuar. Robbie Williams këndoi në Botërorin 2018 në Moskë, gjatë Botërorit të zhvilluar në Rusi dhe Arabinë Saudite

Sipas thashethemeve që qarkullojnë në internet në Doha mund të shfaqet, Robbie Williams, i cili pavarësisht nga kritikat, hapi me katër këngë Kupën e fundit të Botës në Rusi.  Agjencia Gjermane e Shtypit, dpa, citon Williams të ketë thënë se ai ndohsta dot ë shkojë të shikojë Kupën e Botës. Ai e bëri të qartë se nuk kishte ndër mend ta  bojkonte kampionatin e sivjetshëm.: "Kupa e Botës është Kupa e Botës. Nëse doni të fajësoni dikë për atë që ndodh në Kupën e Botës, ajo është FIFA. Por unë dua të shikoj futboll. As nuk marr në mbrojtje regjimin e as vendimmarrësit. Në radhë të parë, unë jam një tifoz i madh i futbollit."

Kolona zanore zyrtare e Kupës së Botës FIFA 2022

Këtë vit  do të ketë një kolonë zanore zyrtare të përbërë nga disa këngë të artistëve të ndryshëm. Sipas mesazhit  të grupit BTS në Twitter, në këtë kolonë zanore është përfshirë edhe një këngë nga Jung Kook. Edhe "Tokoh Taka", nga reeprja e njohur Nicki Minaj, kantautori kolumbian Maluma dhe artistja libaneze Myriam Fares, janë pjesë e këtij albumi.

Kënga e parë zyrtare që u përzgjodh raundin përfundimtar në Doha për të qenë pjesë e kolonës zanore, ishte "Hayya Hayya (Better Together)" nga Trinidad Cardona, Davido dhe Aisha. Aisha është një këngëtare e njohur në Katar, e cila performoi një herë në Selinë e Kombeve të Bashkuara në vitin 2019. Sipas informacioneve në uebsajtin e FIFA-s, kënga është "një pjesë e rëndësishme e strategjisë së FIFA-s të shpallur në vitin 2021”, me të cilën shoqata botërore e futbollit dëshiron të lidhë tifozët e futbollit me muzikën në mbarë botën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco