Bayer Leverkusen, tre ndeshje për tre trofe në 8 ditë

Bayer Leverkusen, tre ndeshje për tre trofe në 8 ditë

18:52, 14/05/2024

Bayer Leverkusen po zhvillon një sezon magjik, teksa në 50 ndeshjet që ka luajtur këtë edicion nuk ka pësuar asnjë humbje. Skuadra e Alonsos ka dhe 3 takime për të luajtur deri në mbylljen e edicionit dhe në lojës janë dhe 2 trofe.

Skuadra gjermane, do të marrë këtë fundjavë trofeun e titullit kampion.

Edhe pse “Aspirinat” e kanë fituar prej kohësh titullin kampion, Bundesliga e jep trofeun në ndeshjen e fundit.

Të shtunën në mesditë në “Bay Arena” Leverkusen do të ngrejë lart trofeun e parë, pas sfidës me Augsburg.

Më pas, katër ditë më vonë, skuadra e Alonos do luajë finalen e Europa League, me qëllimin për të marrë trofeun e dytë radhazi. Në finalen e Europa League, Leverkusen do të ndeshet me Atalantën.

Natyrisht një sfidë e vështirë për gjermanët, që do synojnë të ruajnë dhe pathyeshmërinë e tyre.

Në fund, finalja e Kupës së Gjermanisë do të luhet më datën 25 maj, ku Leverkusen do të ndeshet me skuadrën e ligës së dytë gjermane, Kaiserslautern.

Në harkun kohor të tetë ditëve “aspirinat” kanë mundësinë për të marrë 3 trofe, por në anën tjetër dhe të realizojnë një sezon të tërë pa asnjë humbje.

Do të ishte diçka unikale që do e përjetësonte Leverkusen në historinë e futbollit, pasi duket gati e pamundur që diçka e tillë të përsëritet sërish në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco